
Për shkak luhatjeve të shpeshta të tensionit të energjisë elektrike gjatë dy ditëve të fundit, probleme të furnizimit me ujë janë hasur në Mitrovicë Veriore, Suhodoll të Epërm dhe Zveçan, shkruan Mitropol.
Kështu ka bërë të ditur KRU Mitrovica në njoftimin në faqen zyrtare.
Kompania ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë të angazhuara në terren dhe po punojnë me përkushtim maksimal për të rikthyer funksionimin normal të stacioneve sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të minimizuar çdo shqetësim për qytetarët.







