Dukato 2
KOSOVËLAJME

Profesori amerikan që e ka ndihmuar Kosovën më 1999, tash ndihmon ukrainasit

Një profesor i Universitetit të Commonwealth të Virxhinias është rikthyer në vendin e tij, pasi kaloi nëntë ditë duke ndihmuar refugjatët ukrainas të kalojnë kufirin.

Frank Pichel, në vitin 1999, udhëtoi në Kosovë për të ndihmuar refugjatët gjatë luftës.

Active

Por, lidhur me udhëtimin e tij të “rrezikshëm” drejt Evropës Lindore, Pichel tha që familja dhe miqtë e tij ishin shumë skeptikë.

Megjithatë, Pichel vendosi që të shkojë në Varshavë, Poloni gjatë pushimit të tij pranveror. Ai mori një makinë me qira dhe më pas kërkoi njerëz për t’u ndihmuar.

Organizatat më të mëdha po siguronin ushqim për refugjatët, por Pichel e pa se ajo që atyre u duhej vërtet në atë kohë ishte transporti.

“Autobusët dhe makinat po dalin nga Ukraina dhe po i dërgojnë njerëzit në kufi,” tha ai.

“Disa e kishin planifikuar se ku po shkonin , por disa të tjerë nuk kishin plane – kështu që ata njerëz, unë doja t’i ndihmoja që të udhëtonin kudo që dëshironin”.

Koha