Pellini
KOSOVËLAJMESHQIPËRI

Profesori mitrovicas Nexhmedin Spahiu sjell librin më të ri “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen, më afër apo më larg njëra-tjetrës”

Në Institutin Albanologjik të Kosovës është përuruar libri më i ri i historianit Nexhmedin Spahiu, me titull, “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen, më afër apo më larg njëra-tjetrës”.

Autori përmes këtij librit vë në pah dhe analizon marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Tripika

Spahiu pati disa kritika për institucionet dhe ndikimin që kanë mbi këtë çështje.

“Kjo është fatkeqësia më e madhe që e ka Kosova në sistemin shkollor, arsimi nuk e ofron një patriotizëm të kohës, por brezat tonë tani edukohen njësoj siç jemi edukuar ne, por harrojmë që në kohën kur jemi edukuar ne Kosova nuk ka qenë shtet e tani është shtet”, ka thënë Spahiu, njofton Klan Kosova.

Ky është libri i 11 i publikuar nga historiani, Nexhmedin Spahiu.

Weelnes