Medi
KOSOVËLAJME

Prokurori në Hagë: Nuk po gjykohet UÇK-ja

Prokurori i Specializuar në deklaratën e tij ka thënë se rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka të bëjë me ta, e jo me gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo çështje gjyqësore nuk kërkon të procedojë UÇK-në dhe nuk akuzon të gjithë anëtarët e saj. Akuzat ngrihen kundër katër vetëve. Shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bënin fare me krimet për të cilat është ngritur aktakuza”, tha Alex Whiting.

Active 1

Ai tha se një prej çështjeve më të ndjeshme të këtij rasti ka të bëjë me frikësimin e dëshmitarëve. Sipas tij, disa prej dëshmitarëve që do të paraqiten në seancë gjatë procesit gjyqësor do të kenë “frikë” që të tregojnë për ato që kanë përjetuar, raporton rel.

Dukato 1