02KOSOVËLAJME

Prokuroria kërkon caktimin e masës së ndalimit për Arsenijeviqin që mos t’i afrohet Visar Sylës

Në lidhje me ndalimin 48 orësh të politikanit serb Aleksandar Arsenijeviq, nën dyshimin për veprën penale “ngacmim”, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së ndalimit për t’iu ofruar personit apo vendit të caktuar.

Roadside
Market Florenti

Kështu konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni më 10.10.2024.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës për të ndaluarin A. A., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi” ka paraqitur pranë gjykatës kompetente, kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t`iu ofruar personit apo vendit të caktuar”- tha Preteni.

Politikani në fjalë është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës më 09.10.2024 nën dyshimin se ka ngacmuar shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Visar Syla, duke i fishkëllyer.

“Policia konfirmon se në bazë të kërkesës nga prokurori, është intervistuar Aleksandar Arsenijeviq dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë për veprën ngacmim”- kishte thënë Elshani.

Më 10.10.2024 dhjetëra qytetarë serbë kanë protestuar në Mitrovicë të Veriut duke kërkuar lirimin e politikanit Arsenijeviq, i cili u ndalua për 48 orë nga Policia e Kosovës më 09.10.2024.

“A është Bashkimi Europian i shqetësuar?” dhe “Bravo EULEX-it, ti i ke mësuar shumë mirë këta”- ishin mbishkrimet e parullave të protestuesve.

Një parullë tjetër përkrah fotos së Kryeministrit Albin Kurti ishte: “Gjyqtari, juria dhe ekzekutuesi”.

Protesta nisi te Stacioni i Policisë e vazhdoi edhe te sheshi “Car Lazar”. Protestuesit kishin bllokuar një pjesë te stacioni duke mos lejuar qarkullimin e dy veturave. Pas stacionit, ata u nisën drejt Urës së Ibrit.

Më 02.10.2024 u raportua se Arsenijeviq dhe një qytetar tjetër janë shoqëruar në Polici në Mitrovicë të Veriut, pasi që fishkëllyen në drejtim të kryetarit të Komunës, Erden Atiq.

Arsenijeviq dhe qytetari tjetër filluan të fishkëllejnë pasi që Erden Atiq po ecte drejt sheshit “Car Llazar” në Mitrovicë të Veriut.

Kryetari Atiq kishte dalë për të vizituar aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, ku ishte vendosur një mamograf mobil. Arsenijeviq ishte arrestuar edhe më 10.09.2024 për të njëjtën arsye, pasi që kishte fishkëlluar gjatë një vizite në veri të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti./Kallxo