Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër një serbi pas sulmit të 29 majit të vitit 2023, ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
I pandehuri akuzohet për veprat penale: “Sulmi ndaj personit zyrtar” si dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.
“Sipas aktakuzës i pandehuri më 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim dhe koordinim edhe me të pandehurit të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës, armëve dhe mjeteve tjera të forta, i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale”, thuhet në njoftim.
Prokurori Special ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal.