Prokuroria publikon ekzaminimin gjinekologjik e të miturës e cila raportoi se u dhunua nga zyrtari i VV-së

Prokuroria Themelore në Gjilan ka treguar detaje për rastin e të miturës që u raportua e zhdukur të enjten (4 nëntor) dhe që kur u gjend të premten tha se ishte dhunuar seksualisht. Sipas prokurorisë pas ekzaminimit gjinekologjik e mitura ka rezultuar që nuk ka qenë e keqtrajtuar seksualisht.
“Pas paraqitjes së kësaj situate, me qëllim të ndriçimit të kësaj ngjarje, me urdhër të prokurorit kujdestar, e mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa, personi me inicialet B.B. është ndaluar për 48 orë me dyshimin e veprës penale ‘’Dhunimi’’, mirëpo pas marrjes së raportit mjekësor tek e mitura nuk janë konstatuar dëmtime traumatike dhe patoligjike, pra sipas ekspertëve mjeko ligjor e dëmtuara nuk ka qenë e keqtrajtuar seksualisht nga personi në fjalë dhe as nga persona të tjerë.”
Tutje bëhet e ditur se pas pranimit të raportit gjinekologjik dhe ndërmarrjes së veprime tjera hetimore, Prokuroria ndaj të njëjtit e ka ndërprerë masën e ndalimit 48 orësh, pasi nuk ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka kryer këtë vepër penale
“Në vazhdim të hetimeve lidhur me këtë ngjarje, e mitura më 05 Nëntor 2021, kishte telefonuar familjarët e saj, duke iu treguar se gjendet në qytetin e Vitisë, ku për shkak të moshës së mitur 12 vjeç, e njëjta është dërguar dhe intervistuar në Qendrën për Punë Sociale dhe aty nuk kishte dhënë asnjë deklaratë se është keqtrajtuar seksualisht, me ç’rast në po të njëjtën ditë rreth orës 14:00 në stacionin policor në Viti, janë paraqitur përsëri prindërit e të miturës, me dyshimin se vajza e tyre ishte keqpërdorur seksualisht nga personi me inicialet B.B.” thuhej në një njoftim për media të policisë.
I dyshuari Bislim Bislimaj, në një pronocim për Gazetën Insajderi tregoi se u arrestua dhe u mbajt për 24 orë me dyshimet se kishte dhunuar një të mitur, akuzë të cilën ai e cilësoi si të montuar për qëllime politike.
“Po jam arrestuar dhe kam qëndruar 24 orë dhe jam liruar sot. Kjo për mua para së gjithash ka të bëjë me çështjen politike, kjo nuk është hera e parë që më është bërë kjo kurth për t’u avancuar pak më tepër në publik, por unë kam bërë padi ndaj prindit të vajzës, i cili e keqpërdorë fëmijën e vet për me marr një privilegj para kryetarit. Unë jam liruar pasi nuk ka prova, unë kam qenë në fushata ata e kanë krijuar kurthën” – tha a








