Prokuroria Speciale e Kosovës me anë të një komunikate për media, ka konfirmuar aksionin në Ministrinë e Liburn Aliut.
Në komunikatë thuhet se janë dy persona të dyshim dhe atë për tri vepra penale.
Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”, njofton Prokuroria Speciale.
Ndryshe, ky aksion po zhvillohet në lidhje me raportimet e Albanian Post, për ambalazhuesit të ujit./Nacionale