02KOSOVËKULT'ARTLAJME

Promovohet libri “Kujtesë në Gurë” i dy arkeologëve të rinj mitrovicas

Lekë Shala e Kaltrina Igrishta janë dy arkeologët e rinj të Mitrovicës që po e bëjnë krenarë qytetin si në arenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare, shkruan “Mitropol”.

Shala dhe Igrishta kanë kryer studimet themelore në Arkeologji në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për t’i kurorëzuar me studimet Master në fushën e Arkeologjisë Para-historike në Universitetin e Gjenevës në Zvicër.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
KL

Dje ata promovuan projektin e tyre “Kujtesë në Gurë” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Në kuadër të projektit u prezentua dokumentimi i 615 simboleve të gdhendura në 110 objekte në territorin e Republikës së Kosovës, kryesisht në Kulla, gjegjësisht shtëpi tradicionale shqiptare prej guri, që datojnë nga shekulli i 16-të deri në shekullin e 20-të të erës sonë. Për banuesit e shtëpisë, simbolet kanë karakter të mbinatyrshëm dhe japin ndihmesë në vështirësitë për mbijetesë, “për me t’rujtë prej synit t’keq” dhe për të sjellë mbarësi, ato mishërojnë idenë e së shenjtës në natyrën dhe në mjedisin përreth. Simbolika e tyre shprehet përmes një sërë figurash mbinatyrore, me një larmi të jashtëzakonshme përshkrimesh figurative sikurse ato kosmologjike, antropomorfe, zoomorfe, florale, gjeometrike, mjete pune, armë dhe mbishkrime të paraqitura në këtë libër./Mitropol/