Medi
02LAJME

Propozohet votëbesim kundër kryesueses së Kuvendit të Vushtrrisë, Melihate Bashollit

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri ka njoftuar se sot Grupi Kuvendar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal ka propozuar si pikë të rendit të ditës votbesimin ndaj kryesueses së Kuvendit Komunal për shkak të siç thanë ata, shkeljeve ligjore që ajo ka lejuar të ndodhin në Kuvendin e Komunës në seancën e muajit tetor 2022, shkruan “Mitropol”

VV thotë se prokuroria ka urdhëruar hetime dhe është ushtruar një kallxim penal në Prokurorinë Speciale në lidhje me këto shkelje.

Dukato 1

“Duke abuzuar nga ulësja e kryesueses së kuvendit dhe në kundërshtim me vullnetin e kuvendarëve, kryesuesja ka refuzuar ta hedh në votim propozimin duke mbytur edhe një herë demokracinë parlamentare.”, thuhet në reagimin publik të kësaj partie.

Postimi i plotë:

Pellini