LAJME

“Provokimet e Serbisë do të dështojnë”, Sveçla: Kosova e gatshme të ballafaqohet me çdo sfidë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me provokimet që Serbia po i bën ndaj Kosovës.

Market Florenti
Roadside

Ai tha se Serbia e ka shkelur marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke iu referuar pranisë së katër pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në stacionin policor kufitar në Merdare.

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

I pyetur nga mediat nëse këto kërcënime nga Serbia janë dërguar te partnerët ndërkombëtarë, Sveçla theksoi se Serbia nuk është e gatshme për bashkëpunim, pavarësisht marrëveshjeve që ka nënshkruar.

“Ata bëjnë shkelje të marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare. Nuk është hera e parë që ata bëjnë shkelje të kësaj marrëveshjeje, por shpresojmë të jetë e fundit”.

“Ne patjetër që jemi të gatshëm të ballafaqohemi me çdo shkelje të tyre dhe në të njëjtën kohë t’i prezantojmë ato te partnerët tanë si dëshmi shtesë se Serbia nuk është e gatshme për të bashkëpunuar, pavarësisht marrëveshjeve që ka nënshkruar”, u shpreh Sveçla.

Sveçla ka theksuar se është shumë e qartë që Kosova është e kërcënuar nga aspiratat hegjemoniste të Serbisë.

Sipas tij, i gjithë aparati shtetëror i Serbisë punon për të përmbushur qëllimet e saj, të cilat jo vetëm që janë të papranueshme për Kosovën, por janë edhe kriminale në realitetin tonë.

Sveçla nënvizoi se institucionet e Kosovës po forcohen çdo ditë për t’i zmbrapsur këto qëllime të Serbisë në çdo moment, tani dhe në të ardhmen.

“Jam i bindur që këto provokime do të dështojnë. Sigurisht, ato vështirësojnë jetën e qytetarëve tanë, veçanërisht të komunitetit serb, por ne jemi të aftë të ballafaqohemi me çfarëdo sfide, nga brenda apo jashtë”, përfundoi Sveçla.