Aurora Group
02LAJME

PSD vendosë mbishkrimet “Albin Zajednica” në objektin e Gjykatës në Mitrovicë, rasti në Polici

Në objektin e Gjykatës në Mitrovicë, janë vendosur mbishkrime me parullën “Albin Zajednica”, të mërkurën e 22 marsit nga ana e aktivistëve të PSD-së, shkruan “Mitropol”.

Rasti është cilësuar si “Vandalizëm” në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Medi

Sipas njoftimit të policisë, të njëjtat mbishkrime dyshohet të jenë shkruar nga katër persona.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Në objektin e gjykatës janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica”. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga 4 të dyshuar meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), si aksion simbolik për kundërshtimin e Asociacionit, kanë shkruar në muret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit fjalët “Albin Zajednica”.

Sipas kësaj partie, Asociacionin “Zajednicë” e ka pagëzuar Albin Kurti.

Weelnes