Pellini
OP-ED

Pse është harruar marshi historik i Mitrovicës i dhjetorit 1999?

Autor: Prof.Dr. Milazim Krasniqi

Këta mashtruesit qeveritarë me urën e Ibrit dhe urat e reja, sikur na thonë se deri sa kanë ardhë këta në pushtet, askush nuk ka bërë asgjë për hapjen e urës dhe për bashkimin e Mitrovicës. E vërteta është se për hapjen e urës dhe bashkimin e qytetit, janë bërë përpjekje që nga dhjetori i vitit 1999, disa kanë përfunduar edhe me dhunë e me gjakderdhje.

Weelnes

Përpjekja e parë e madhe ka ndodhur në janar të vitit 1999. Në atë përpjekje të përbashkët të subjekteve politike, mbi 100.000 shqiptarë kanë shkuar në Mitrovicë dhe janë përpjekur ta hapnin urën e Ibrit edhe me gjokset e tyre.

Dëshminë më autentike të asaj përpjekjeje e ka dhënë Bernard Kushneri, i cili në atë kohë ka qenë Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, pra sundimtar i Kosovës. Në librin e tij me titull “Luftëtarët e Paqes”, Kushneri ia kushton një njësi asaj proteste, të cilën e quan “Marshi i Mitrovicës.”

Kushneri jep dëshmi nga dora e parë: protestuesit bënin hyxhym me guxim për ta shpërthyer kordonin e ushtarëve francezë e anglezë të KFOR-it. Ushtarët hidhnin gaz lotsjellës e granata dhe ishin gati të bënin një masakër, për të penguar konfliktin e protestuesve shqiptarë me paramilitarët serbë, që ishin në anën tjetër të organizuar në formacione ushtarake.

Kushneri dëshmon se katastrofën e ka shmangur guximi i gjeneral Agim Çekut. Pas premtimeve të Kushnerit se “unë do të bëja çmos të merrnin veriun e Kosovës me ligj dhe jo me dhunë, e sipas Rezolutës 1244 ai i përkiste Kosovës e jo Serbisë”, gjeneral Çeku ka mbajtur një fjalim, bashkë me Kushnerin, ku ka arritur t’i bindë protestuesit se kishin arritur një fitore politike dhe se duhej të ndalonin në atë pikë.

Kushneri pohon se atë protestë e kishin organizuar bashkë subjektet politike shqiptare, ndërsa persona si komandant Remi ishin në ballë të tentativës për ta marrë urën e Ibrit.

Pra, në vitin 1999 mbi 100.000 shqiptarë kishin vënë në rrezik jetën e tyre për ta hapur urën e Ibrit. Ata nuk kishin shkuar atje për selfie, shëtitje a larje në liqen, por kishin shkuar për të vdekur.

Mirëpo, mashtruesit e tashëm qeveritarë nuk do të ishin mashtrues po të mos ishin njerëz pa kujtesë, po të mos mohonin kontributet e të tjerëve, po të mos ishin njerëz pa besnikëri ndaj atdheut.

(Lexojeni librin e Bernard Kushnerit, ku dëshmon për marshimin e Mitrovicës – e keni në faqet 133–138.)

Pellini