“Pse Rexhën e VV’së po, e nuk e takove bacin Jakup”, kështu i përgjigjet Bedri Hamza Aida Dërgutit

Kryetari i Mitrovicës është lajmëruar sot nga Haga. Njoftoi se atje ka takuar ish-krerët e UÇK-së dhe ish-drejtuesit e partisë së tij, Hashim Thacin dhe Kadri Veselin. Ka takuar edhe Hysni Gucatin dhe Rexhep Selimin.
Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, e ka pyetur Hamzën e PDK-së, se pse nuk e takoi edhe Jakup Krasiniqin, i cili, bashkë me të tjerët, po mbahet në paraburgim në Hagë.
“E nderuar Aida, kam mbetur ta takoj ne nje rast tjeter sepse e kam shume mik!”, i është përgjigjur Hamza.








