KOSOVËLAJME

Publikohen pamjet nga droni të armatimit që e sekuestroi Policia në Zveçan

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka prezantuar detaje nga aksioni i djeshëm i Policisë, ku u kap një veturë në Zveçan me armatim të rëndë, e cila po dyshohet se erdhi nga Serbia. Në konferencë për media me ministrin Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ai ka treguar për sasinë e madhe të armatimin që është kapur.

Market Florenti
Roadside

“Më datë 23.06.2023 rreth orës 20:03 minuta, Policia ka kryer një kontrollë të veturës Audi A6 me targa BG955JW, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mjeteve shpërthyese, armëve të rënda luftarake dhe pajisjeve të tjera ushtarake.” – ka thënë Hoxha.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

Tutje Drejtori ka njoftuar për pozicionimin e kësaj veture, si dhe vlerësimin e rrezikut për qytetarët që banojnë, apo e kanë frekuentuar atë zonë.

”Vetura ka qenë e parkuar ndërmjet objekteve të banimit kolektiv, në Zveçan. Menjëherë janë marrë të gjitha masat e sigurisë nga pjestarët e Policisë së Kosovës për sigurinë e qytetarëve në atë zonë, pasiqë kjo sasi e madhe e armëve paraqet rrezik të jashtëzakonshme për banorët e asaj zone.

Policia e Kosovës menjëherë ka marrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, dhe ka zbuluar se vetura ka qëndruar për një kohë në atë lokacion duke qenë rrezik permanent dhe me pasoja katastrofale të mundshme për qytetarët dhe banorët që kanë frekuentuar atë zonë.

Në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës janë publikuar edhe pamjet nga droni të armatimit të kapur.