Publikohen pamjet të sulmit me granatë dore ndaj objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje pas momentit të sulmit me granatë dore të objektit komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut natën e së hënës.
Sveçla, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se Serbia mban përgjegjësi për sjellje armiqësore, teksa ka kërkuar që të ndalen sulmet.
“Vazhdon agresioni i Vuçiqit. Sulmi terrorist i mbrëmshëm kundër ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut është edhe një tentativë për përshkallëzim dhe destabilizim. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”, ka shkruar Sveçla.
Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë janë shkaktuar dëme materiale në dy vetura zyrtare, por që nuk ka pasur lëndime.
VIDEO:







