
Dje në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një vrasje e rëndë në Prizren, ku pas një konflikti në një lokal nate, mbeti i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi.
Sipas Prokurorisë së Prizrenit, Dibran Hoxha po dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, ku njëri nga ta mbeti i vdekur, e një tjetër i plagosur.










