
Punëtorët e kompanisë “Uniteti” gjatë ditës së sotme kanë bërë pastrimin e lumit Trepça, shkruan Mitropol.
Ky pastrim u realizua pasi lumi ishte në një gjendje të mjerueshme, për shkak të mbeturinave që vazhdimisht hodhën në të.
Ndonëse, është njëri nga lumenjtë që pastrohet më së shpeshti në qytetin e Mitrovicës, prapë se prapë qytetarët e ndryshëm vazhdojnë të hedhin mbeturina aty.
Pas pastrimit të bërë nga kompania, duhet theksuar se tashmë lumi ka marrë përsëri një pamje të bukur./Mitropol/







