Punëtorët e Unitetit pastrojnë lumin Trepça, pasi qytetarët e pandërgjegjshëm e mbushën me mbeturina

Punëtorët e Unitetit sot kanë bërë pastrimin e lumit Trepça, pasi që ai ishte i mbuluar nga shumë mbeturina, njofton Mitropol.
Ata kanë apeluar tek banorët e fshatrave dhe lagjeve të qytetit nëpër të cilat kalon lumi, që mos t’i hudhin mbeturinat në lumë pasi siç thonë ata, ata në vazhdimësi dhe pa vonesa po e ofrojnë shërbimin e rregullt të mbledhjes së mbeturinave.
Kjo nuk është hera e parë që lumi Trepça pastrohet, pasi diçka e tillë është bërë me dhjetëra herë, meqë qytetarë të pandërgjegjshëm e ndotin lumin vazhdimisht./ Mitropol/









