
Një punëtor i Ndëarmarrjes Publike Lokale “Përparimi” në Vushtrri është lënduar sot gjersa ishte duke punuar, njofton “Mitropol”.
I njejti siç mëson gazeta ka pësuar lëndime të theksuara, andaj pas trajtimit në Spitalin e Vushtrrisë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.
Përparimi është firmë e cila merret me mirëmbajtjen e hapësirave publike në Vushtrri.
Në shkurt të këtij viti punëtorët e NPL “Përparimi” ishin ankuar në adresë të “Mitropol” për trajtimin e drejtorit Fadil Bahtiri ndaj tyre.
Ata kishin thënë se kryeshefi Fadil Bahtiri i obligon të marrin leje tek ai për dalje nga objekti.
Urdhëresa e cila obligonte punëtorët të merrnin leje, e lëshuar më 12 tetor 2023 bie ndesh me formën e funksionimit të institucionit, pasi sipas ligjit, secili punëtor duhet t’i kërkoj leje mbikëqyrësit ligjor të tij dhe jo drejtpërdrejt nga zyrtari kryesor administrativ, në këtë rast, kryeshefi.
Mitropol do vazhdoj t’iu mbajë të informuar për gjendjen e punëtorit të lënduar.






