02KOSOVËLAJME

Punime me intensitet të lartë, gjendet një metodë kreative për rregullimin e shpejt të kanalit të Ibër Lepencit

Kanali i Ibër Lepencit në Vragë të Zubin Potokut sonte është dëmtuar rëndë, pas shpërthimit të ndodhur në digën e tij me mjete eksplozive.

Market Florenti
Roadside

Për pasojë është ndërprerë furnizimi me ujë që bëhet përmes këtij kanali në shumë zona të Kosovës.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Tashmë kanë nisur punimet për sanimin e dëmit të shkaktuar, ku disa makineri punuese janë duke përgatitur terrenin për sanimin e dëmit.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se Ibër Lepenci po synon që dëmin përkohësisht ta sanoj duke vendosur gypa të mëdhenj në kanal në mënyrë që uji të kaloj pa penguar hapësirën e dëmtuar.

Plani i ekipeve punuese është që dëmi të sanohet me këtë metodë të përkohshme deri në orët e para të mëngjesit.

Në vend të ngjarjes përveç ekipeve punuese dhe Policisë së Kosovës, gjenden edhe pjesëtarë të KFOR-it që po e monitorojnë situatën.