Medi
02LAJME

Punime në kanalin “Ibër-Lepenc” mund të ndikojnë në furnizimin me ujë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” njofton se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen punime në kanalin e kompanisë “Ibër-Lepenc”, gjë që pritet të shkaktojë rënie të nivelit të ujit në këtë kanal.

Si rezultat i kësaj, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të operojnë me kapacitet të reduktuar, gjë që mund të ndikojë në furnizimin me ujë të pijshëm. Në zonat e ulëta të qytetit mund të vërehet zvogëlim i shtypjes së ujit, ndërsa në zonat e larta dhe fshatrat përreth mund të ketë mungesë të përkohshme të ujit derisa të përfundojnë punimet.

Medi

Ekipet e ujësjellësit janë duke monitoruar situatën në kohë reale dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të normalizuar furnizimin sapo niveli i ujit në kanal të stabilizohet.

Kompania falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë këtij ndërprerjeje të përkohshme./Mitropol/

Weelnes