Punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Mitrovicë – KRU “Mitrovica” njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e saj të mirëmbajtjes kanë nisur punime të planifikuara në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth, me qëllim përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit zyrtar, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në këto zona:
• Rr. “Bajram Curri”
• Rr. “Findanët”
• Rr. “Sedullah Avni Dibrani”
• Rr. “Hasan Budakova”
• Rr. “Xhevat Jusufi”
• Rr. “Elmaz Peci”
• Fshati Koshtovë
• Fshati Lipë
Ndërkohë, ndërhyrjet në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në:
• Rr. “Xhevat Jusufi”
• Rr. “Adem Trepça”
• Rr. “Dëshmorët e Kombit”
• Fshati Frashër
Nga kompania kanë bërë të ditur se gjatë kohës së punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse, derisa ekipet të kryejnë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme.
“Gjatë kohës së punimeve në rrjetin e ujësjellësit, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj,” thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.
Ky është një nga aksionet e rregullta të mirëmbajtjes që ndërmerr kompania për të garantuar cilësi dhe stabilitet më të madh në furnizimin me ujë për qytetarët e Mitrovicës dhe fshatrave përreth./Mitropol/







