Dukato 2
02LAJME

Punonjësi humanitar ndan lutjen prekëse të një nëne mitrovicase për fëmijët që s’e kujtojnë më

Punjonjësi humanitar nga Mitrovica, Liridon Kurti, ka ndarë një postim prekës në rrjete sociale, duke treguar historinë e një nëne që për dhjetë vjet nuk ka dëgjuar asnjë fjalë nga fëmijët e saj.

Në rrëfimin e saj, gruaja tregon se djali dhe vajza nuk e kanë kontaktuar më, ndërsa burri i saj është i sëmurë me kancer. “Edhe që s’rrinë me neve, bile me na thirr najherë,” shkruan ajo me lot në sy.

Tripika

Fotografia, e realizuar nga vet Liridon Kurti, tregon një 50-eurosh të vendosur mbi një letër – sadakë që nëna e jep me shpresën se Zoti do t’ia kthejë fëmijët “n’udhë t’hajrit”.

Një gjest i vogël, por që përmbledh dhimbjen e heshtur të shumë prindërve, që edhe pas viteve, s’reshtin së dashuruari dhe së shpresuari për fëmijët e tyre.

Active 1