Aurora Group
KOSOVË

Pushteti ditë e natë sulmon Prokurorinë e Gjykatat në Kosovë, ‘çele guri gojën’ për Gjykatën Speciale

Nuk shkon java pa pasur qëndrime publike nga deputetë, zyrtarë e deri te kryeministri Kurti, ku të njëjtit akuzojnë e sulmojnë Prokurorinë Speciale, Gjykatën Kushtetuese e institucionet e tjera të drejtësisë.

Florenti Company

Hiç më larg se para një jave, Kurti nga foltorja e Kuvendit me gjuhë të ashpër akuzoi Prokurorinë në Kosovë.

TEB

“Qeveria e Kosovës nuk mund ta bëjë edhe prokurorinë dhe gjyqësinë. Prokuroria duhet të zbardh rastin e shokut tonë, të mbytur në burgun e Prizrenit me 5 nëntor 2016, Astrit Dehari. Prokuroria nuk është reformuar. Ne vitin e ardhshëm i bëjmë 4 vjet qeverisje, por KPK-ja është e njëjta. Aty në krye edhe më tutje me ndikim dhe funksion është Blerim Isufaj, i cili vrasjen e Dino Asanaj e shndërroi në vetëvrasje dhe vetëvrasjen e Ismet Sopës e shndërrojë në vrasje. Ky është problemi të nderuar deputetë….Edhe në krye të Gjykatës Kushtetuese edhe në krye të Prokurorisë së shtetit kemi njerëzit e njëjtë, pasi ata s’po dalin në zgjedhje në popull pasi ish marr vesh çka mendon populli për ta. Prandaj ka këtë ngecje. Edhe iniciativa për reformimin e sistemit të drejtësisë po përfundojnë në sistemin e drejtësisë i cili s’po dëshiron të reformohet”, tha Kurti, raporton Nacionale.

Kryeprokurorin e Speciales, Blerim Isufaj, Kurti e kishte sulmuar edhe një herë tjetër nga foltorja e Kuvendit.

“Unë nuk kam dyshim që prokurorinë e shtetit dhe atë sa më larg aq më shumë ekziston një disponim politik negativ ndaj qeverisjes sonë. Dhe jo vete ndaj meje, si kryeminsiter, por ndaj qeverisjen tonë, ndaj pushteti të ri të dal nga 14 shkurti 2021. Kjo lidhet me shumë se me askënd tjetër me figurën e prokurit Bleirm Isufajt”, kishte thënë Kurti.

Madje, zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e kishte shpërndarë një postim ku Prokuroria Speciale quhej ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale’.

Përderisa akuzat ndaj Prokurorisë e Gjykatave në Kosovë janë bërë të zakonshme, pushteti i Vetëvendosjes nuk po bëhet i gjallë për Gjykatën Speciale.

Pavarësisht operacioneve e arrestimeve kohëve të fundit që nxitën shumë reagime, letrave nga krerët e UÇK-së ku kërkojnë paanësi nga gjyqtarët, pushteti ka zgjedhur heshtjen.

As kryeministri, as ministrja e Drejtësisë, e pothuajse asnjë deputetë apo zyrtar i pushtetit, nuk reagoi për zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale të Hagës.

Përderisa në VV ka heshtje, pavarësisht se një zyrtar i lartë i tyre gjendet në Hagë, si Rexhep Selimi, reagim pati nga PDK-ja.

Kjo e fundit me një komunikatë për media kërkoi drejtësi nga Gjykata Speciale.

“Si PDK, shprehim shqetësimin tonë në lidhje me vonesat e gjata dhe mungesën e transparencës në proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë. PDK ka mbështetur krijimin e kësaj gjykate, me besimin dhe garancitë e dhëna nga aleatët tanë se kjo gjykatë do të funksiononte mbi parime të qarta të transparencës dhe demokracisë. Çdo qytetar i Kosovës dhe secili i akuzuar ka të drejtë të trajtohet pa paragjykime, me paanshmëri dhe drejtësi të plotë. Por, parashtresat e fundit nga mbrojtja e katër të akuzuarve në këtë proces, kanë ngritur shqetësime serioze për trajtimin jo të drejtë, me brenga për shkeljen e parimit të baraizë dhe prezumimit të pafajësisë”, thuhet në reagim./Nacionale/

Koha