Active 2
KOSOVËLAJME

Pushteti pamundëson themelimin e komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka pamundësuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Kjo pasi që ata zgjodhen të mos marrin pjesë fare në votim, duke bërë që votimi të dështojë në mungesë kuorumi.

Active

Në votim morën pjesë vetëm 26 deputetë.

Gjatë diskutimit që ka zgjatur rreth tri orë, deputetët e opozitës e kanë akuzuar pushtetin për numër të madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë kësaj qeverisje.

Dukato 1