Premium Store
02LAJME

Qasje më e lehtë për personat me aftësi të kufizuara në Muzeun e Vushtrrisë

Muzeu i Vushtrrisë tashmë do të ofrojë qasje më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara, pasi që falë përkrahjes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është përfshirë në projektin “EU for All” – upgrade of infrastructure (BE për të gjithë – në përmirësimin e infrastrukturës).

Falë këtij projekti “EU for All-BE për të gjithë”, që do të ndërtojë infrastrukturën e nevojshme personat me aftësi të kufizuara do të kenë qasje më të lehtë në Muzeun e Vushtrrisë.

Medi

Kjo do të mundësojë edhe pjesëmarrje më të lartë të këtyre personave në aktivitetet edukative e kulturore që organizohen në objektin e muzeut.

Në nisje të punimeve, Komuna Vushtrrisë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Muzeu i Vushtrrisë, janë shprehur mirënjohës dhe falënderues ndaj Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për këtë investim.

Premium Store