
Edhe pse 24 vite pas luftës në vendin tonë ende ka shumë rrugë të parregulluara, ku qytetarëve u shkaktohet problem për qarkullim.
Me një gjendje të tillë po përballen edhe qytetarët e një zone të Gushavcit të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
“Lagjia ‘Rruga e shehrit’ pranë shkollës në Gushavc që nga pas lufta nuk është rregulluar asnjëherë”, rrëfen për Mitropol një banor i asaj lagjeje.
Në atë lagje në të cilën gjenden 7 shtëpi, përveç që rruga nuk është e rregulluar, aty mungojnë edhe kanalizimi dhe ndriçimi.
Për rregullimin e kësaj zone janë bërë disa herë kërkesa në komunë por siç njofton qytetari, ato nuk u janë marrë parasyshë.
Ndërhyrja e vetme që ka ndodhur në këtë pjesë ka qenë zgjerimi i rrugës me zhavor rreth katër vite më parë.








