Qendra e Kb Trepçës Andrew Gordon: Besoj fuqishëm që nesër e sjellim trofeun në Mitrovicë

Qendra e KB Trepça, Andrew Gordon, është prononcuar për AsisitiOnline përpara ndeshjes finale në mes KB Prizrenit që do të zhvillohet të dielën mbrëma në Prishtinë.
Gordon ka theksuar se beson fuqishëm që nesër trofeu do të vjen në Mitrovicë, dhe se skuadra e tij është e gatshme për ndeshjen e nesërme.
“Të gjithë bashkë jemi duke luftuar për qëllimin më të madh. Kam besim ekstrem se nesër trofeun do ta sjellim në Mitrovicë.”, tha për AsistiOnline qendra e KB Trepça.
Kujtojmë që ndeshja finale mes dy klubeve zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00 dhe transmetohet në Artmotion dhe Klan Kosova. /AsistiOnline








