Qesharake: Qytetari uron vitin e ri me fytyrat e Kurtit, Osmanit e Konjufcës – i krahason me diamantë

Një ngjarje qesharake sot ka ndodhur në një qytet të Kosovës, shkruan Mitropol.
Një qytetar i cili shihet që ka simpati të madhe për krerët e shtetit e ka uruar vitin e ri me fotografitë e tyre.
Portretet e Vjosa Osmanit, Albin Kurtit e Glauk Konjufcës, janë vendosur në xhamin e pasëm të një makine të një qytetari, ku sipër fytyrave të tyre është shkruar: Gëzuar 202 dhe në vend të numrit 3, janë paraqitur tre diamantë, që duket se paraqesin liderët e Kosovës./Mitropol/







