Aurora Group
02LAJME

Qeti kafshohet nga qentë endacak në sheshin e Mitrovicës, ishte duke shkuar në punë: “Më kërcyen edhe në fytyrë”

Themeluesi i tigo-grupit “Torcida” dhe ish-ushtari i UÇK-së, Shefqet Begu (Qeti) sot ishte viktimë e qenëve endacak në sheshin e Mitrovicës, njofton “Mitropol”.

Qeti tha për “Mitropol” se ngjarja ndodhi në sheshin e qytetit, pranë Urës kryesore, gjersa ai ishte duke shkuar në punë në palestrën “Minatori”.

Premium Store

“Isha duke shku me hapë palestrën, kur gjatë ecjes në shesh, një grup prej 8 qenësh më sukmuan krejt papritur. Njëri nga ta më kërceu në fytyrë, atë e largova, dy të tjerë pastaj më erdhën nga pas e më kafshuan. Fati që m’u vërsulën mua, e jo ca fëmijëve që ishin aty pranë.”, tha Qeti për “Mitropol”.

Ai mes tjerash apeloi tek ushtarër e KFOR-it që qëndrojnë mbi Urën e Ibrit të mos i marrin pas vetes qentë gjatë ecjeve në qytet.

Pas kafshimit, Qeti u dërgua në emergjencën e QKMF-së ku mori trajtimin fillestar.

Qeti falënderoi qytetarin Agron Shosholli i cili i doli në ndihmë, e dërgoi në emergjencë dhe i qëndroi pranë edhe gjatë krejt procesit të trajtimit./Mitropol/

Koha