KOSOVËLAJME

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, ndanë para për “Kupon ushqimi” për familjet në nevojë

Zyra për Media e Qeverisë, ka bërë me dije se sot është mbajtur një mbledhje elektronike e Qeverisë, ku janë marrë disa vendime.

Përveç disa emërimeve, Qeveria Kurti ka marrë vendim sot për ndarjen e 273 mijë e 600 eurove për zbatimin e masës 3.4 e cila ka të bëjë me Kupon ushqimi për familjet në nevoje të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Gjithashtu Qeveria ka ndarë edhe 500 mijë euro për zbatimin e masës 1.7 te Skema e Granteve për Zanate të Pakos për Ringjallje ekonomike.

Vendimet e marra sot:

–          Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin  e Vendimit të Qeverisë  Nr. 07/60 të datës 27.01.2021 dhe Vendimit Nr. 08/121 të datës 25.01.2023 për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 11/68 të datës 23.03.2022 për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike. Sipas këtij ndryshim-plotësimi, z. Driton Ademi, zëvendës anëtar, zëvendësohet nga z. Destan Mustafa, zëvendës anëtar i këtij komisioni. Gjithashtu znj. Elmaze Pireva, anëtare, zëvendësohet nga z. Berat Jashari, anëtar.

–Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 04/143 të datës 24 maj 2023, sipas së cilit ndryshohet dhe plotësohet pika 1.5 e vendimit në fjalë si në vijim: 1.5. Znj. Adelina Berisha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile, anëtare.

– Vendimin për ndarjen e 273,600 euro për zbatimin e masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

– Vendimin për ndarjen e 500,00 euro për zbatimin e masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

–Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”.

–Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Komunës së Prizrenit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren” .

–Raportin e Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2023.

– Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023.