Medi
02LAJME

Qeveria e Kosovës tri ditë para zgjedhjeve lokale hapi konkurs në Spitali e Mitrovicë për 22 pozita të reja pune

 

Përveç prezencës së figurave të larta qeveritare duke përfshirë kryeministrin Kurti dhe përfaqësuesve të pushtetit qendror deri në orët e para të mëngjesit gjatë fushatës, ndikimi i Qeverisë në zgjedhjet lokale në Mitrovicë është vërejtur edhe përmes veprimeve institucionale.

Weelnes

Ministria e Shëndetësisë, përmes Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka shpallur më 9 tetor 2025 një konkurs publik për punësimin e 22 punonjësve të rinj në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës – vetëm tri ditë para se të mbaheshin zgjedhjet lokale, më 12 tetor 2025.

Konkursi parashikon plotësimin e pozitave të ndryshme në kuadër të sektorit të Shërbimit Publik në Shëndetësi, gjë që ka ngjallur dyshime se ky hap mund të ketë pasur ndikim në procesin zgjedhor.

Ky konkurs, i publikuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), parashikon plotësimin e 22 pozitave të lira pune, përmes kontratës me kohë të pacaktuar dhe me orë të plota pune (40 orë në javë).

Konkursi përfshin këto pozita:

Mjek specialist – Gjinekolog Obstetër (2 pozita)
Mjek specialist – Pediatër (3 pozita)
Mjek specialist – Oftalmolog (1 pozitë)
Mjek specialist – Radiolog (2 pozita)
Mjek specialist – Dermatolog (1 pozitë)
Logoped (1 pozitë)
Infermier i Përgjithshëm – Bachelor (6 pozita)
Infermier Mami – Bachelor (3 pozita)
Laborant Mjekësor – Bachelor (2 pozita)
Zyrtar IT (1 pozitë)
Të gjitha pozitat janë të renditura sipas klasifikimit përkatës, duke filluar nga klasa H8 për mjekët specialistë, H16 për infermierët dhe laboratorët, dhe I13 për zyrtarin IT.

Koha