
Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje online në këto momente, ku do të shqyrtohen masat antiCOVID.
Kujtojmë se dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar përditësim të masave për luftim të pandemisë së koronavirusit.
Në një takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë – ku ka marrë pjesë kryeministri – është thënë se pothuajse të gjitha rastet e infektimit janë me variantin Omicron të koronavirusit.








