Active 2
KOSOVËLAJME

Qeveria mori vendim që ta ndalojë përdorimin e “Tik Tok”-ut në institucione

Qeveria e Kosovës ka marr vendim sot që të ndalojë përdorimin e rrjetit social “Tik Tok”, në institucionet e vendit.

Përvec kësaj, në këtë mbledhje janë marrë edhe disa vendime të tjera.

Active

Njofitmi I plotë:

Morëm gjithsej 11 vendime në mbledhjen e 211-të të Qeverisë, ndër to:

– Aprovuam Udhëzimin Administrativ për Tarifat për Produktet, Shërbimet Kadastrale Gjeodezike dhe Regjistrimit të Pronave. Përveç unifikimit të tarifave për të gjithë shërbimet dhe ofrimin e tyre në formë digjitale, ky udhëzim i ri gjithashtu parasheh lirimin nga pagesa për shërbimet dhe produktet kadastrale të këtyre kategorive shoqërore:

???? të gjithë studentët nga Kosova dhe ata që vijnë nga vendet tjera me qëllime të përgatitjes së seminareve dhe punimeve të diplomës;

???? nënat vetëushqyese;

???? personat me asistencë sociale, përkatësisht gratë në asistencë sociale;

???? personat me aftësi të kufizuara;

???? viktimat e dhunës në familje;

???? të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.

– Ndaluam përdorimin dhe funksionimin e shërbimeve të rrjetit social “TikTok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës, më qëllim të eliminimit të rreziqeve të sigurisë kibernetike nga përdorimi e këtij rrjeti social.

– Miratuam dy strategji të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe të punësimit, e me të dyja bashkë për mirëqenien e qytetarëve tanë:

????Strategjinë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026 përmes së cilës synojmë ngritjen e kapaciteteve institucionale për hetimin dhe luftimin e trafikimit të drogës, si dhe uljen e pranisë dhe konsumimit të drogës në Kosovë, për një shoqëri të shëndetshme dhe të sigurt;

????Strategjinë e Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2025, që ka për qëllim rritjen e mundësive të punësimit, qëndrueshmërisë së tregut të punës dhe gjithëpërfshirjes së qytetarëve.

-Miratuam gjithashtu edhe Raportin mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror në të cilin evidentohet që vendi ynë ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës, me vetëm 17.5% të Bruto Produktit Vendor, e krahas tij edhe dy nisma ligjore:

????Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentimit të Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore;

????Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale.

Active 1