LAJME

Qeveria ndryshon vendimin, nga tash ndalohen vetëm maunat me ngarkesë nga Serbia

Qeveria e Kosovës raportohet se ka ndryshuar vendimin lidhur me hyrjen në Kosovë të maunave me ngarkesë nga Serbia.

Roadside
Market Florenti

Sipas vendimit të fundit, deri sot të gjitha maunat me targa të Serbisë pa marrë parasysh origjinën e produkteve nuk kanë qenë të lejuara të futen në Kosovë.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

Por tashmë do të lejohet hyrja e mjeteve transportuese edhe me targa të Serbisë, me kushtin që nuk bartin ngarkesa me origjinë nga Serbi.

Ndryshe, më 14 qershor, Qeveria njoftoi se pas ngjarjes që ndodhi të mërkurën në vijën kufitare me Serbinë, ku u rrëmbyen tre policë, institucionet e Kosovës kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare dhe të ndalojnë hyrjen e automjeteve me targa të Serbisë.