
Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen që fillon prej orës 10:00, pritet të emëroj katër anëtarë të rinj në Bordin e Ndërmarrjes “Trepça”, shkruan Mitropol.
Emërimi i katër anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes “Trepça”, sipas Zyrës së Kryeministrit, është pika e tretë prej dhjetë pikave , në rendit e sotëm të ditës të mbledhjes së qeverisë.
Ky vendim vjen në një kohë kur Trepça po përballet me një sërë sfidash, përfshirë problemet financiare, vështirësitë në menaxhim dhe mungesën e një strategjie afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm.
Mbetet të shihet se kush do të jenë emrat e emëruar dhe cilat do të jenë prioritetet e Bordit të ri në përballje me sfidat që e presin këtë ndërmarrje me rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit.