Medi
02LAJME

QKUK jep detaje: 11 vjeçarit që gati u mbyt dje në Ibër i është ndërruar reparti

Një 11 vjeçar nga Mitrovica dje ra në Liqenin Artificial të Ibrit ku për pak sa s’u mbyt.

Ai u shpëtua nga pronari i një lokali aty pranë, pas kërkimit prej afro 10 minutash, shkruan Mitropol.

Medi

Me t’u nxjerrë nga uji ai dje u dërgua me emergjencë në QKUK dhe u trajtua në emergjencë.

Zyra për Informim e QKUK-së tha sot për Mitropol se 11 vjeçarit i është ndërruar reparti, mirëpo gjendja e tij vazhdon të mbetet e rënduar.

Fëmiu mitrovicas tash po trajtohet në Mjekimin Intensiv të repartit të Pediatrisë.

Mitropol do vazhdoj t’ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

Koha