Medi
02LAJME

QKUK konfirmon për Mitropol: Po bëjmë maksimumin për trajtimin e 11 vjeçarit, gjendja e rënduar

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar për Mitropol se gjendja e 11 vjeçarit që u nxorr nga Liqeni Akumulues është shumë e rënduar.

Siç thonë nga QKUK, fëmiu u soll nga Mitrovica në gjendje të rënduar.

Tripika

“Stafi mjekësor është e duke kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme shëndetësore dhe po e bën maksimumin për trajtimin e tij”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të QKUK-së.

Se fëmiu kishte gjendje të rënduar kur u nxorr nga uji e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Avni Zahiti.

Zahiti tha se sot rreth orës 16:00 policia ka pranuar informacion se në Liqenin Akumulues në Mitrovicë kishte rënë një fëmijë i moshës 11 vjeçare.

“11 vjeçari është nxjerrë nga uji në gjendje të përkeqsuar shëndetsore, fëmiu me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK”, ka thënë në përgjigjen e tij Zahiti.

Njësi përkatëse policore po hetojnë rrethanat dhe shkaqet që kanë të bëjnë me rastin./Mitropol/

Premium Store