Premium Store
KOSOVËLAJME

QKUK: Lindje e rrallë ka ndodhur sot në Kosovë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot gjatë ditës ka lindur një foshnje e cila peshon 6.5 kg.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin qe ka bërë në rrjetin social Facebook, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Premium Store

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë’’, thuhet në njoftimin e bërë.

Po ashtu në njoftim thuhet se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësorë.

“Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore’’ thuhet tutje në njoftim.

Postimi i plotë:

Rast i rrallë: Në Gjinekologji u lind një foshnjë afër 6.5 kilogramë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.

Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Koha