KOSOVËLAJME

Qytetarët e komunave në veri ftohen për regjistrim në Zyrat e Punësimit, ofrohet mundësi e subvencionimit prej 70% të pagave

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit që të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre komunave.

Sipas njoftimit theksohet se masa ofron mundësinë e subvencionit të  70 për qind të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

“Për më shumë, ju lutemi ndiqni deklaratën e Dragan Lesheviq, Udhëheqës i Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit” ,thuhet në njoftim.