Premium Store
02LAJME

Qytetarët e lagjes Kalaja IV mbështesin Sylejman Mehollin

Kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli e mbylli mbrëmjen e djeshme në tubim me qytetarët e Lagjes Kalaja IV të Vushtrrisë, me kandidatin për Kuvendin Komunal, Arben Beqiri!

“Në një atmosferë të mbushur me energji e shpresë, u mbajt tubimi me qytetarët e Vushtrrisë të cilët kanë vendosur për ndryshim! “, shkroi Meholli.

Weelnes

Ai theksoi se në këtë bashkëbisedim të hapur, u theksua rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe u prezantuan synimet e VV-së për një qeverisje të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme.

“Qytetarët e pranishëm dëshmuan se Vushtrria ka vendosur për ndryshimin dhe se më 12 tetor fitorja jonë do të vuloset fuqishëm. Ky mobilizim është tregues se bashkimi ynë rreth programit “Bashkë për Vushtrrinë” është garancia më e madhe për ta kthyer dinjitetin dhe perspektivën në qytetin tonë.”, tha mes tjerash Meholli.

Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️

Dukato 1