
Sheshi i qytetit u la si mos më keq. Kjo pas festës në mbrëmjen e ndërrimit të motmoteve.
E ata që duhet ta pastrojnë tërë këtë rrëmujë janë punëtorët e pastrimit të cilët iu rrekën mjeteve të punës qysh në orët e hershme të mëngjesit të 2 janarit, shkruan “Mitropol”.
Të njejtit i larguan të gjitha mbetjet nga festa me fishekzjarre e zbukurimet ngjyra-ngjyra.
Veç në Mitrovicë, festë pati edhe në qytete tjera ku gjendja pas festës nuk dallonte shumë nga ajo në sheshin e Mitrovicës.







