Qytetarët kërkojnë tu dërgohet cisternë e ujit tek Stacioni i Autobusëve: Banesat kanë filluar të kundërmojnë nga mungesa e ujit

Qytetarët e Mitrovicës po vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit.
Megjithëse cisterna të ujit janë vendosur sot në sheshin “Mehë Uka” dhe në rrugën “Ali Zeneli”, banorët e disa zonave të tjera të qytetit kanë kërkuar që tu dërgohet ujë edhe në disa lokacione.
Veç në Kçiq e Shupkovc, ankesa për mungesë uji kanë shprehur edhe qytetarë që banojnë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në afërsi të Stacionit të Autobusëve.
Një qytetare tha për redaksinë e “Mitropol”, se u bën thirrje institucioneve që tu dërgojnë cisterna të ujit edhe tek Stacioni i Autobusëve, pasi që siç thotë ajo banesat që gjenden në atë zonë, kanë filluar të kundërmojnë si shkak i mungesës së ujit.
Foto ilustrim








