
Policia e Kosovës bën të ditur se në dy raste qytetarët kanë gjetur një kuletë me para dhe dokumentacion dhe rasti tjetër vetëm para, të cilat i kanë dorëzuar në stacionin policor.
Dy rastet kanë ndodhur të premten.
Siç thuhet në raportin policor, njëri portofol është gjetur në rrugën “Zejnullah Begu”, ndërsa tjetri në rrugën “Ramadan Fazliu”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.01.2024 në Stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar, i cili ka njoftuar policinë se rreth orës 08:30, kishte gjetur një portofol (kuletë) në rrugën “Zejnullah Begu” në Vushtrri. Në kuletë kishte pasur një sasi e të hollave dhe një foto, mirëpo nuk kishte pasur dokumentacion të ndonjë personi.
Gjithashtu më datë 26.01.2024, rreth orës 16:20, një qytetar ishte paraqitur në Stacionin Policor Vushtrri, i cili kishte njoftuar policinë se kishte gjetur një sasi të hollave në rrugën “Ramadan Fazliu” në Vushtrri. Paratë i kishte gjetur në rrugë dhe në afërsi të tyre nuk kishte vërejtur portofol apo ndonjë dokumentacion.
Me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarëve, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë, andaj policia lëshon këtë informacion publik me qëllim që pronarët të njoftohen dhe të lajmërohen në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktojnë policinë në numrin 192