KOSOVËLAJME

Qytetarëve të Serbisë iu mundësohet parkingu falas në Banja Llukë, kryetari Stanivukoviq: Shenjë falënderimi ndaj “Nënës Serbi”

Kryetari i Komunës së Banja Llukës Drashko Stanivukoviq vendosi këtë vit që parkimi për qytetarët serbë të jetë falas në zonën që administrativisht i takon këtij qyteti.

Stanivukoviq ka thënë në rrjetet sociale se këtë po e bën në shenjë falënderimi ndaj “Nënës Serbi”.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Në shenjë mirënjohjeje për gjithë mbështetjen që na jep prej vitesh nëna jonë Serbia, kemi vendosur që edhe gjatë vitit 2024 qytetarët që kanë automjet me targa të Republikës së Serbisë të parkojnë falas në territorin e qytetit të Banja Lukës. Banja Luka është mirënjohëse”, ka shkruar Stanivukoviq në një postim në X.

Një vendim të tillë për herë të parë kryetari Stanivukoviq e ka marrë në vitin 2021, shkruan Klix.ba.

Stanivukoviq u zgjodh kryetar i qytetit në fund të vitit 2020. Është interesante se qytetarët e Banja Lukës dhe qytetarët e tjerë të BeH do të duhet të paguajnë për parkim.

Para disa muajsh i njëjti kryetar është ngjitur në skelë për ta emërtuar një shkollë me emrin “Kosovë e Metohi”.

Kjo ndodhi edhe përkundër kundërshtimit të drejtoreshës së kësaj shkolle, Tatjana Vilendeçiq.

Stanivukoviq ka debatuar ashpër me drejtorin pasi ky i fundit insiston që emri i shkollës të mbetet ai i vjetri, “Vuk Karaxhiq”.

“Drejtor, kjo është Shqipëria apo Republika e Serbisë. Unë do të ngjitem në skelë, do të shkruajmë dhe asnjë ministri dhe askush nuk mund ta heqë atë…”, tha Stanivukoviq.