Qytetari e shantazhon kryetarin Fadil Nura, arrestohet nga Policia – i kërkoi para për një video

Dje rreth orës 14:42 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para për mos publikim të një video.
Personi i cili dyshohet të jetë shantazhuar është Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
Rasti është paraqitur në polici nga një person i afërt me kryetarin.
Me vendim të prokurorit, personi që shantazhoi kryetarin Nura është dërguar në mbajtje.