Premium Store
KOSOVËLAJME

Qytetari serb, Policisë së Kosovës: S’keni të drejtë të vini, mos t’ju shoh këtu

Turma gjendet akoma para objektit të komunës së Zveçanit, ndërsa aty janë edhe trupa të Policisë së Kosovës.

Një qytetar serb në Zveçan u ka kërkuar llogari disa policëve, duke u thënë se nuk kanë të drejtë të jenë aty.

Active 1

Qytetarë serbë janë mbledhur para objekteve të komunave veriore për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj, pasi nëpër katër qytetet u lëshuan sirena.

Situata eskaloi në Zveçan, ku u hodh edhe gaz lotsjellës dhe shok-bomba, për ta shpërndarë turmën. Aty është parë e djegur edhe një veturë e Policisë së Kosovës. Nuk është raportuar për asnjë të lënduar.

Active