Active 2
02KOSOVËLAJME

Qytetarit të Mitrovicës, i pamundësohet votimi në qytetin e tij, vendvotimin ia kanë vendosur në qytetin e Vushtrrisë

Gazetarja Blerina Mustafa e cila po raporton tani nga qyteti i Vushtrrisë, nga qendra e votimit në shkollën profesionale “Bahri Haxha”, kishte marrë një deklaratë nga një qytetar i cili nuk kishte pranuar të shfaqet para kamerave.

I njejti kishte thënë se është banor i Mitrovicës, por nuk e kishte të mundur të votonte në qytetin e tij, pasi që KQZ ia ka vendosur vendvotimin në Vushtrri. Qytetari ppër Kanal 10, kishte thënë që e njejta gjë kishte ndodhur edhe me bashkëshorten e tij, e cila nuk mund të votonte në Mitrovicë dhe të dy ishin detyruar të shkojnë të votojnë në Vushtrri në këtë qendër të votimit.

Tripika

Ai kishte thënë se nukn e kishte kuptuar arsyen se pse ka ndodhur ky ndryshim përderisa, për vite me radhë ka votuar në Mitrovicë dhe nuk ka pasur problem asnjëherë.

eKiosk