KOSOVËLAJME

Raci: Për herë të parë, policia e ka veriun nën kontroll të plotë

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se me arrestimet që po ndodhin ditëve të fundit, Policia e Kosovës për herë të parë e ka nën kontroll të plotë veriun e vendit.

Market Florenti
Roadside

Ai tha se ulja në masë drastike e rasteve të dhunës në veri, tregon që grupet kriminale kanë filluar të dalin edhe jashtë territorit të Kosovës.

Koha
Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti

“Pra, Policia e Kosovës vazhdon ta kryej misionin e saj të përditshëm. Veprimet dhe arrestimet që po ndodhin sot, dje e pardje, në kuadër të këtyre individëve, që duket se janë identifikuar saktë se kush kanë qenë sulmuesit e KFOR-it fillimisht e pastaj edhe sulmuesit e gazetarëve, mua më bëjnë të besojë se Policia e Kosovës tashmë veriun, për herë të parë, e ka në kontroll të plotë”, tha Raci.

Tutje, ai tha se kjo mund të shihet edhe si sinjal që Serbia mund t’i kthehet dialogut në Bruksel, teksa shtoi se Kosova va ka qenë konsistente në qëndrimin e saj në luftën ndaj bandave në veri.

“Kjo tregon që Kosova është për dialog, e në anën e kundërt e ke Serbinë e cila edhe në këto momente refuzon t’i kthehet dialogut sepse duket që Vuçiqi është duke planifikuar ta çojë Serbinë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe atij i duhet një betejë politike”, tha Raci.